Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbetet kritike pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësuar të shtunën më 4 janar. Kryepeshkopi që nga momenti që është shtruar në spital në Greqi është vizituar nga zyrtarë të lartë grekë. Mësohet se Kryepeshkopi është vizituar në spital mbrëmë nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga.
Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas medias greke “Protothema”, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.
Para shtrimit në spital në “Evangelismos”, 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.