• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jep dorëheqjen këshilltarja e Presidentit Trump, ishte një nga mbrojtëset “e flakta” të tij

24/08/2020
Jep dorëheqjen këshilltarja e Presidentit Trump, ishte një nga mbrojtëset “e flakta” të tij

Kellyanne Conway, këshilltare e Presidentit Donald Trump, e njohur për debatet e saj me gazetarët, njoftoi të dielën se do të japë dorëheqjen për t’u përqendruar tek familja.
53 vjeçarja Conway, ka qenë në krah të zotit Trump që në fillim, duke menaxhuar fushatën e tij presidenciale të vitit 2016, që e ngriti atë në postin më të fuqishëm të botës.
Por katër vitet e fundit, ku ajo tregoi besnikëri të palëkundur ndaj zotit Trump, përfshirë duke e mbrojtur presidentin në televizion dhe në paraqitje jozyrtare para medias, kanë sjellë pasojat e tyre për këshilltaren e njohur për polemika të forta, si dhe për përdorimin për herë të parë të shprehjes “fakte alternative”.
Ndërsa fitoi reputacion si një nga mbrojtëset më të forta të zotit Trump, bashkëshorti i saj, juristi i njohur George Conway, është një kritik i ashpër i presidentit, i cili vazhdimisht dhe pa ndrojtje vë në pikëpyetje nëse presidenti është mendërisht i aftë të kryejë detyrën.
“Do të largohem nga Shtëpia e Bardhë në fund të këtij muaji”, tha ajo në një deklaratë.
“Edhe George po bën ndryshime. Ne kemi mendime të ndryshme për shumë gjëra, por jemi të bashkuar për çka është më e rëndësishmja: fëmijët”, vazhdon ajo.
Zonja Conway tha se katër fëmijët e tyre do të fillojnë vitin e ri akademik në distancë.
“Siç e dinë miliona prindër në gjithë botën, ‘shkollimi i fëmijëve nga shtëpia’ do një shkallë vëmendjeje dhe vigjilence po aq të pazakontë sa edhe vetë koha ku po jetojmë”, tha ajo.
“Tani për tani dhe për fëmijët e mi të dashur, do të ketë më pak dramë dhe më shumë prani mamaje”, shton zonja Conway.
Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi vajza e saj 15 vjeçare Claudia shkruante në Twitter se ndjehej e “dërrmuar” që nëna e saj do të fliste në kuvendin republikan dhe premtoi se do të kërkonte shkëputjen ligjore (nga prindërit e saj) “për shkak të viteve të tëra me traumë dhe abuzim në fëmijëri”.
“Fakte alternative”
George Conway tha veçmas se do të jepte dorëheqjen nga Projekti Lincoln, një grup me republikanë kundër zotit Trump, që ai e themeloi, si edhe se do të shkëputej tani për tani nga Twitter, rrjeti social që ai e përdorte vazhdimisht për të sulmuar presidentin.
Antipatia ishte reciproke: presidenti Trump e ka quajtur atë “bashkëshortin nga ferri”.
Kellyanne Conway, u vu në qendër të vëmendjes vetëm disa ditë pasi zoti Trump mori detyrën, duke përdorur shprehjen “fakte alternative”, duke mbrojtur pretendimin e diskredituar të Shtëpisë së Bardhë se turma për inaugurimin e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, ishte më e madhe sesa ajo për inaugurimin e Presidentit Obama.
Në vitin 2017, ajo përmendi një sulm terrorist joekzistues, “masakra e Bowling Green”, si argument për të mbrojtur masën e presidentit Trump për ndalimin e imigracionit.
Gjatë mandatit të zotit Trump, zonja Conway u bë e njohur për përplasjet me median, shpesh duke gjetur një mënyrë për të ndryshuar temë, ose thjesht duke u ankuar (për pyetjen).
Një juriste dhe anketuese, ajo vazhdoi të mbetej në postin e saj, ndërsa një numër këshilltarësh të tjerë, janë detyruar të largohen, kanë dhënë dorëheqjen, ose kanë lënë postin të poshtëruar.
Në deklaratën e saj, zonja Conway e përshkroi periudhën në Shtëpinë e Bardhë si “marramendëse” dhe tha se ndjehej e nderuar, duke shtuar se vendimi për largim ishte i saji.
“Kjo është plotësisht zgjedhja ime dhe zëri im. Kur të vijë koha do të bëj të njohura planet për të ardhmen”, tha ajo. /VOA

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

24/02/2026
Itali, sekuestrohet vila 500 mijë euro e shqiptarit

Itali, sekuestrohet vila 500 mijë euro e shqiptarit

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al