Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës.
“Sot më shumë se kurrë ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këtë tre dekada. Kemi fituar liri dhe pavarësi dhe po ndërtojmë vendin tonë. Akt akuza ndaj meje është cmimi i radhës që duhet paguar për lirinë e vendit tonë. Unë jam me fat që e kam parë me sytë e mij dhe kam parë ëndrrën tonë shekullore të bëhet reale. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK. Jam krenar që me NATO-n kemi luftuar regjimin e Millosheviçit, duke fituar lirinë. Jemi popull liridashës, por jo hakmarrësi. Prandaj asnjë pretendim nuk mund të rishkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori. Synimi ynë është Kosova e lirë, si atdhe e të gjithë qytetarëve tanë. Ashtu të dashur qytetarë nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që në gjyq të dalë presidenti i Kosovës. Duke respektuar partneritetin me ndërkombëtarët sot jap dorëheqjen si president i Kosovës”.









