• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale”, Rama “sherr” me komentuesit në FB

26/12/2021
Po shpjegonte skandalin e pagave, Ramës i del një tjetër database me pagat për 694 mijë e 473 punonjës publikë e privatë

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për t’iu përgjigjur komentuesve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Teksa ka shpërndarë dje lajmin se certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia, duke eliminuar 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe miliona para e pritje qytetarëve, Rama është përballur me komente për daljen e të dhënave personale, një prej tyre edhe targave të automjeteve.

Ndonëse nuk jep shumë informacion, Rama iu kërkon komentuesve të qetësohen dhe të mendojnë.

Komentues 1: Ky lajmi i mire është për të neutralizuar atë lajmin e keq për daljen e targave të 60 mijë qytetarëve shqiptarë nga DRPTSH-ja??!! Nuk ka ndonjë efekt të madh besoj.

Edi Rama: Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizojmë hiç dhe dy gjërat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata qe shpëtojnë nga ky hall😊

Komentues 2: Gëzuar krishtlindjet, por që të gëzohen drejtuesit e mjeteve dhe gjithë populli rregullo rrugët, pastaj redukto taksat, se drejtuesit po i paguajnë taksat, dhe shërbimet 0, ti i ke parë dhe vetë rrugët në gjithë Shqipërinë si janë

Edi Rama: I kam parë posi jo dhe janë shumë më mirë se sa ishin e do të bëhen shumë më mirë se sa janë, me punë e me durim jo me llafe, ndërkohë që për taksat, më ulët se i kemi çuar nuk ka më😊

Komentues 3: Po, po ia kursen në fakt se duhen të tërë ata parazitët që marrin rroga kot në kurrizin tonë!

Edi Rama: Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit😊

Komentues 4: Po mor gojët e liga e baltë e llum, që flasin po dalin të vërteta.

Edi Rama: Luan Zenuni mvaret çfarë kupton dhe si i kupton.

Komentues 5: Leni budalliqet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja.

Edi Rama: Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplotë kjo histori😊

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al