• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jepen edhe dy porte me koncesion: ‘Limion’ në Sarandë dhe ‘Marina Rodon’

22/10/2019
Jepen edhe dy porte me koncesion: ‘Limion’ në Sarandë dhe ‘Marina Rodon’

Pas koncesioneve në radhë të rrugëve, duket se portet janë pjesa tjetër ku qeveria është aktivizuar. Këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve për koncesionet e dy porteve ku i pari është porti i Limionit në Sarandë dhe i dyti një port jahtesh që do të zhvillohet në zonën e Kepit të Rodonit. Porti i parë është një port ekzistues që më herët është dhënë me koncesion por për shkak të ankimimeve që u ngritën dhe pretendimeve të palëve të treta koncesioni u anulua për t’u hapur rrugë procedurës së dytë tashmë të finalizuar.

Porti i Limionit në Sarande

Porti i Limionit në Sarandë ka tashmë një fitues dhe është bashkimi i përkohshëm i shoqërive Kastrati dhe Edil Al të cilët do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 35 vite. Një vit më parë qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet tek kompania Concord Investment , një procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve. Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë nënvizuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro.

Porti i jahteve në Rodon

Listës së porteve të mëparshme të jahteve të dhëna me koncesion do ti shtohet së fundmi edhe ai i Rodonit. Në procedurën projektim, financim, ndërtim, vënien në operim, administrim dhe mirëmbajtjen e portit të jahteve “Marina Rodon” me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 35 vjet është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” sh.p.k. dhe “R&T” sh.p.k. këto dy operatorë janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë për këtë port. Aktualisht janë aktive disa koncesione për porte Jahtesh ku një prej tyre në Shëngjin, një në kalanë e Turrës në zonën e Kavajës dhe një tjetër në zonën e Durrësit por asnjë prej tyre nuk është përfunduar./MONITOR

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al