• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jeta e re e Françeska Jaçes me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës

09/08/2020
Jeta e re e Françeska Jaçes me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka realizuar një set fotosh nudo këtë verë pandemie, njërën prej të cilave e ka postuar në “Instagram”-in e saj. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet e shumta, përveç të dashurit të saj aktual, mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili ka qëndruar indiferent.
Për ata që e njohin nga afër, Françeska ka hyrë në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, ndërkohë që po provon një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist 23- vjeçar. Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot hot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin.Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës, deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”. Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori Françeska.
Mbrojtësi mori një urim special, teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën e trazuar private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.
Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”-in e tij, ku të pozojë me Françeskën. Futbollisti shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Së fundmi, në një prononcim për mediat i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje dhe se i pëlqejnë lidhjet e hapura, moderne dhe pa qenë e nevojshme të lidhet plotësisht me dikë.Gjatë periudhës së karantinimit, Doka publikoi në “Story” 2 video ndërsa ndodhej para ekranit të televizorit, duke iu propozuar 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf. Doka fillimisht i propozoi modeles Hadid me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ndryshoi mendje duke i propozuar ruses. Natyrisht që kjo ishte një shaka e tij, ndoshta për të fshehur të vërtetën e lidhjes me femrat në jetën reale, si dhe për të dëshmuar se ky është tipi i tij. Natyrisht që preferenca e futbollistit për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagram-i.
Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve në “Instagram” se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin. Me gjasa fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagram”-it për t’u takuar pas izolimit. “Happy Birthday Champion!”, i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen, pa komplikime. Ish-lojtarja e “Big Brother”, aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) jetës si modele “Instagram”-i, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.Edhe këtë sezon veror, ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit. Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram” tregoi se nuk e kishte kaluar aspak keq. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa: “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”. Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?” Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.
Ndër të tjera, Jaçe tregoi se gjatë asaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij. Sipas komentuesve, flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska ka krijuar një lidhje të re, kësaj here me bjë futbollist, moment që e ka festuar me foto nudo. Nuk është hera e parë që modelja pozon e zhveshur, duke marrë një lumë komentesh dhe ku nuk mungojnë edhe ata që thonë se ajo po e tepron. Po me paratë si i ka punët, ndërkohë që biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet? Pak javë më parë, Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”. Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, Françeska tregoi se si sillet një Bricjap, (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para dhe kur llogaria bankare e saj mbetet bosh.“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën, pasi publikoi disa foto në “Instastory” ku shihej teksa shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit. E ftuar tek “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në “E diell” foli për pretendimet që ka për partnerin. Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani, edhe pa lekë për ç’a e do?!”Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother” vite më parë. Më pas u komentua për shumë skandale, siç ishte dhe sherri me ish-shoqen e saj, Kejvina Kthella, të cilën e akuzoi se i kishte vjedhur një çantë firmato. Ndërkohë që sa i takon dashurisë, le të shohim postimin e radhës që do të bëjë me futbollistin, që bie në sy për tatuazhet dhe shkathtësinë e tij, Albi Dokën. Ai po përgatitet të nisë karrierë ndërkombëtare si futbollist, kështu që le të shohim nëse Françeska do ta shoqërojë atë, siç bëri Oriola Marashi me Eros Grezdën.

Related Posts

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)
Sport

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Sport

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al