• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Jetë në Bronz”, një dokumentar kushtuar skulptorit gjirokastrit Muntaz Dhrami

26/11/2017
“Jetë në Bronz”, një dokumentar kushtuar skulptorit gjirokastrit Muntaz Dhrami

Harta e veprave artistike në skulpturë, e derdhur në bronz historia e kombit tonë vjen e gjallë në filmin dokumentar “Jetë në Bronz” kushtuar skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami. Financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe një produksion i shtëpisë Kinematografike “Cinemania film” me skenar dhe regji nga Petrit Ruka (Mjeshtër i Madh) erdhi para spektatorit në Tiranë premierë në kinema Millennium.

Regjisori i filmit Petrit Ruka tregon se u desh një punë serioze prej 9 muajsh, duke bërë mijëra kilometra nga Jugu në Veri, nga Gjirokastra e deri në Vushtri. Filmi ka një fotografi të bukur të natyrës shqiptare një mrekulli që të çlodh, kollona zanore e spikatur ku ka brenda dhe një pasazh të Mjeshtrit të Madh të pentagramit Aleksandër Lalo dhe nën mikrofonin e zërit të ngrohtë dhe plot elokuencë të Roland Roshit, që i sjell filmit një atmosfere artistike plot emocion. Përmes filmimeve, imazheve të gjalla zbulohen pak nga pak monumentet ku artisti Mumtaz Dhrami bashkë me kolegët e tij është autori i tyre.

Krahas artistëve të mëdhenj të këtij vendi ai krijoi hipotekën e tij të pavdekshme të historisë sonë kombëtare. Drejtor ekzekutiv i filmit Skënder Jaçe pohon se filmi me një gjuhë njerëzore plot elegancë nga pena e artë e mjeshtrit Petrit Ruka të rrënqeth, ai nxjerr në pah nëpërmjet personazhit mençurinë e popullit tonë, duke i bërë monumentet të dialogojnë duke rrëfyer historinë e kombit. “Sa hyjnor dhe tokësor ai bashkon historinë dhe personazhet e saj si në vdekje. Po citoj një moment nga teksti: Të gjithë rrinë bashkë në studion e tij, nuk grinden edhe pse jashtë bëhet batërdia e politikës,bindjeve të ndryshme, klasave të ndryshme”, shprehet Jaçe.

Të gjithë, Ismail Qemali apo Poradeci i lodhur, Shkurte Vata e brishtë dhe e pafaj apo Adem Jashari i hekurt dhe pa vdekje, Enver Hoxha i anatemuar apo Noli i lodhur nga mendja e gjerë e përkthimet, Preng Cali shtatlartë sa një bjeshkë, apo Mitrushi i butë që bën magjira me fjalën shqipe, koka rebele e pagjume e Dritëro Agollit apo kolegu Rama, që në këtë studio, dikur bënte shaka me skica djegëse intime e tani se lë allçia të zbresë që të punojë me shokun e tij. Asnjë nuk ankohet pse Mjeshtri Dhrami i ka ngjeshur bashkë sup më sup, në një vëllazëri të çuditshme, që vetëm në art dhe në vdekje është plot me paqe.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zara Larsson humb kontratë 3 milionë dollarëshe pas një shakaje për abortin në TikTok

Zara Larsson humb kontratë 3 milionë dollarëshe pas një shakaje për abortin në TikTok

23/03/2026
Kampionati i vajzave/ Gramshi mposht Apoloninë në shtëpi, fitojnë edhe Vllaznia, Egnatia e Partizani

Kampionati i vajzave/ Gramshi mposht Apoloninë në shtëpi, fitojnë edhe Vllaznia, Egnatia e Partizani

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al