• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jo turizmit me kosto të ulët/ Turistët shmangin guidat lokale dhe eksplorojnë pa ndihmë (VIDEO)

08/08/2023
Jo turizmit me kosto të ulët/ Turistët shmangin guidat lokale dhe eksplorojnë pa ndihmë (VIDEO)

Sezoni turistik po shoqërohet këtë vit në jug me një profil të ndryshëm klientësh. Promovimi i turizmit me kosto të ulët nuk po ju shërben sa duhet destinacioneve me potencial të lartë sidomos atraksioneve natyrore dhe kulturore dhe po rezulton jo mjaftueshëm efektiv edhe për guidat lokale.

Gjithnjë e më tepër sipas guidave ekspertiza lokale në turizëm është duke u evituar dhe shumica e turistëve preferojnë të eksplorojnë pa ndihmën e tyre. Vetëm gjatë këtij sezoni numri i aksidenteve për shkak të vetëguidimit sidomos në zonën e kanioneve të Langaricës, ecjet në shtratin e lumit, zhytjet në Vjosë, lëvizjet me motora ose mjete jashtë rruge, lëvizjet me biçikleta dhe një gamë e gjerë aktivitetesh të aventurës kanë shkaktuar dhjetëra persona të dëmtuar dhe paktën tri vetë kanë humbur jetën.

Nga ana tjetër numri i atyre që guidojnë pa liçensa dhe pa kompetenca profesionale të konfirmuara është mjaft i lartë. Ekspertët lokalë besojnë se rajoni kërkon një tjetër qasje valorizimi çka që duhet të lidhet me një tjetër profil klienti dhe me përmirësim të shërbimeve të përshtatura për klientë më cilësorë. Kohëqëndrimi në rajon gjithashtu duket se ka një rënie pavarësisht se shifrat e vizitorëve po kulmojnë këtë verë.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës janë të regjistruara rreth 700 bujtina dhe njësi akomoduese dhe mbi 400 restorante. Në territor mund të shijohen rreth 80 eksperienca të ndryshme por niveli i shpenzimit ditor për vizitor ngelet ende mjaft i ulët në raport me numrin e vizitorëve. Informaliteti në nivele të larta dhe konkurenca e pandershme po bëhen pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe motivimin e operatorëve dhe guidave lokale./TCH

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi, realizoi gol dhe dhuroi asist

VIDEO/ Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

16/03/2026
Shija e podiumit te Ferrari, Hamilton: Një nga garat më të bukura

Shija e podiumit te Ferrari, Hamilton: Një nga garat më të bukura

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al