• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ju bëfshin ilaçe! Unë punoj për copën e bukës së gojës’, gruaja mallkon policinë që e gjobiti për rripin e sigurimit (Historia)

05/11/2020
“Ju bëfshin ilaçe! Unë punoj për copën e bukës së gojës’, gruaja mallkon policinë që e gjobiti për rripin e sigurimit (Historia)

Kur ngrihet tabela e policit zakonisht reagimi i parë që vjen nga shoferët është nervozizmi. Ndonjëherë ky nervozizëm kulmon me sharje e ndonjëherë me shtrëngim nofullash. Por një burrë me inicialet G. Dervishi që kishte harruar të vendoste rripin e sigurimit , i shpëtoi nervave të policëve pasi i sfidoi ata duke u larguar nga vendangjarje, pasi i mallkoi.

Ishte ora 10:30 . Në rrugën “Gaqo Tashko”, në Tiranë, trupa e shërbimit të policisë rrugore ndaloi një mjet ford gri me targat AA 876…., që drejtohej nga një shofer që nuk mbante rripin e sigurimit. Policët Xh. SH dhe A. M i vendosën gjobë. Por historia nuk mbaron këtu. Ajo sapo ka filluar. Në procesverbal policët kanë shkruar se “ gjatë akt konstatimit shtetasi G. D është nevrikosur dhe ka mallkuar. “Ju bëfshin ilaçe për fëmijët tuaj. Unë punoj për copën e bukës së gojës dhe kam shumë halle”. Policia vëren se i ka kërkuar menjëherë identifikimin e pasagjerëve të tjerë në automjet. Por pasi shoferi e fiku njëherë makinën, befas e ndez dhe largohet nga vendngjarja.Policia i tha gazetës “Si” se shoferi u largua në drejtim të shkollës “Bajram Curri” dhe pesë minuta më vonë ai u rishfaq i penduar dhe i qetësuar. Pasi i kishin rënë nervat, shoferi G. Dervishi i qetësoi edhe policët duke shtuar ” jam i ngarkuar psikologjikisht se kam 100 halle, ndaj ma bëni hallall”. Kjo fabul rrëfehet në procesverbal nga oficerët që kishin kërkuar përforcime dhe që pasi pyeten nga kolegët ata riprodhuan jo vetëm mallkimin e shoferit për gjobën por edhe faljen e tij pasi ishte i ngarkuar nga puna dhe i stresuar nga covidi. Madje shoferi nuk ka përtuar të tregojë se në kushtet e kësaj ngarkese që nuk i ka mjaftuar, i është shtuar edhe frika që e ka shtyrë t’i japë gaz makinës. Burimet e gazetës” Si” pohojnë se procesverbali u hartua nga oficeri i policisë gjyqësore me inicialet N.P pranë komisariatit numër katër, i cili e ka vendosur dorën në zemër dhe është shfaqur tolerant.

Por ka të tjerë që nuk i gjejnë përherë policët në humor , veccanërisht kur ata justifikohen me emrin e heroit kombetar Gjergj Skënderbeut. Shtetasi F. Gjoni nga Tirana u kap gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Sotir Caci” ku dhe ju gjet një stemë me mbishkrimin Policia e Shtetit. Zyrtarisht policia deklaron për gazetën “Si” se së bashku me këtë simbol , 33 vjeçarit ju zbulua edhe një kartë e Ministrisë së Brendshme me mbishkrimin ” shtëpia e pushimit Durrës”. Ai u shoqërua në komisariat bëhet me dije për gazetën Si pasi justifikimi i tij ishte dukshëm i paarsyetuar, por që pas disa orëve i riu u dërgua në shtëpi ndërsa u njoftua nga agjentët e krimeve se do të hetohej për mbajtje pa të drejtë të uniformës. Siç bëjnë me dije burimet, F. Gjoni dha këtë alibi ‘ stemën e polciisë e gjeta në plazh dhe ngaqë ishte me stemën e Skënderbeut e mora ta mbaja në makinë, me qëllim që kur të takoja ndonjë polic t’ia dorëzoja”. Burimet e komisariatit numër 4 shtojnë se stema dhe karta e ministrisë u sekuestruan ndërsa i riu do të ketë pasoja pasi do të vendoset nën hetim.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al