Qyteti i Vlorës, Fierit, Saranda dhe Lushnja janë zhytur në errësirë totale pasi ka pasur një ndërprerje të papritur të energjisë elektrike. Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ndërprerjeje, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk kanë bërë ende asnjë reagim për situatën. Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE , mësohet se ka pasur një difekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.