• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jugu po varfërohet, dalin shifrat dramatike të dy viteve të fundit

30/04/2018
Jugu po varfërohet, dalin shifrat dramatike të dy viteve të fundit

Rajoni i qendrës, që në përbërje të tij ka qytetet e Tiranës dhe Elbasanit dhanë kontributin më të lartë në Vlerën e Shtuar Bruto gjatë vitit 2016 në, teksa rajonit i Jugut pësoi rënie të ekonomisë për të dytin vit radhazi me -1.2% ku rënia më e madhe u vu re në qarkun e Fierit me -3.2%.

Duke publikuar të dhënat për rajonet INSTAT referoi sot se se peshën më të madhe në vend, në të gjithë treguesit e njësive lokale, e ka rajoni Qendër, i cili përbën 40,8 % të numrit të njësive lokale, 50,9 % të të punësuarve dhe 59,5 % të vlerës së shtuar.

Ky rajon ka kontributin më të madh në ndryshimin vjetor të vlerës së shtuar prej 6,4 pikë përqindje, pasuar nga rajoni Veri me 1,5 pikë përqindje dhe rajoni Jug, i cili gjatë vitit 2016 ka dhënë një kontribut negativ me -1,2 pikë përqindje.

Kontributin më të madh në rritjen e vlerës së shtuar për vitin 2016 e ka dhënë qarku Tiranë me + 6,1 pikë përqindje, pasuar nga qarku Durrës dhe Vlorë me + 0,9 pikë përqindje secili.

Qarku Fier ka kontribuar negativisht në treguesin e vlerës së shtuar me -3,2 pikë përqindje, duke u influencuar nga sektori i industrisë nxjerrëse, si aktiviteti kryesor në këtë qark.

Nga rezultatet vërehet se qarku i Tiranës dhe Durrësit kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar, pothuajse në të gjitha aktivitetet ekonomike. Në aktivitetin e industrisë nxjerrëse, qarku Fier ka peshën më të madhe të vlerës së shtuar me 57,4 %, pasuar nga qarku Dibër me 22,0 %.

Në aktivitetin e energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, qarku Tiranë dhe Fier kanë peshën më të madhe të vlerës së shtuar, përkatësisht me 37,4 % dhe 11,2 %.

Në vitin 2016, numri i njësive lokale të rezultuara aktive shënoi një rritje pothuajse në të gjitha qarqet, krahasuar me vitin 2015. Nga rezultatet vërehet se qarku i Tiranës ka numrin më të lartë të njësive lokale, pothuajse në të gjitha aktivitetet ekonomike, duke përbërë 32,1 % të njësive lokale në vend, edhe pse ky tregues shënoi një rënie prej 4,5 %, krahasuar me vitin e kaluar.

Qarku Kukës ka peshën më të ulët të numrit të njësive lokale në vend me 1,5 %. Në aktivitetin e industrisë nxjerrëse, qarku Dibër ka peshën më të madhe të numrit të njësive lokale me 23,4 %, mbizotëruar nga industria e kromit, ndërsa qarku Gjirokastër ka përqindjen më të ulët të numrin të njësive lokale me 0,3 %.

Tirana me numrin më të lartë te të punësuace, Kukësi më të ultin

Numri i të punësuarve në njësitë lokale të rezultuara aktive gjatë vitit 2016 është 469.665, duke shënuar një rritje prej 7,9 %, krahasuar me vitin 2015. Qarku Kukës ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1,4 %, megjithëse gjatë vitit 2016 ky tregues shënoi përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit me 26,0 %, krahasuar me vitin 2015.

Edhe për treguesin e punësimit, Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të të punësuarve, pothuajse në të gjitha aktivitetet ekonomike.

Ndryshim bën industria nxjerrëse, ku punonjësit në këtë aktivitet janë të përqendruar kryesisht në qarkun Dibër (29,2 %) dhe Fier (26,5 %). Durrësi është qarku i dytë, pas Tiranës, që zë përqindjen më të lartë të punësimit në industrinë përpunuese (20,5 %), ndërtim (9,4 %) dhe aktivitet prodhuese të shërbimeve (10,2 %). Në aktivitetet e energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, peshën më të madhe të numrit të punonjësve, pas qarkut Tiranë (29,2 %), e ka qarku Fier (11,7 %).(Monitor)

Related Posts

Rama: Biblën e kam patur në dorë shumë kohë më parë, me Kuranin jam takuar shumë më vonë
Kryesore

Rama: Biblën e kam patur në dorë shumë kohë më parë, me Kuranin jam takuar shumë më vonë

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 19 shqiptarë të arrestuar

05/04/2026
SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para
Kryesore

SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para

05/04/2026
Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra
Kryesore

Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra

05/04/2026
Bllokohen në Athinë 5 tonë domate me kimikate. Ishin blerë nga Shqipëria
Kryesore

350 lekë një kg domate, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Biblën e kam patur në dorë shumë kohë më parë, me Kuranin jam takuar shumë më vonë

Rama: Biblën e kam patur në dorë shumë kohë më parë, me Kuranin jam takuar shumë më vonë

05/04/2026
A u takua me Malin pas daljes? Stenaldo habit me deklaratën

A u takua me Malin pas daljes? Stenaldo habit me deklaratën

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al