• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juristja për arrestimin e Berishës: Të luajë domino me dhëndrin. S’ka besim te askush, përveç vajzës së tij

12/12/2023
Ç’po bën SPAK, nuk është pak!

Juristja Brizida Gjikondi thotë se më në fund, ish kryeministri Sali Berisha po trajtohet si të gjithë shtetasit në Shqipëri dhe do të përballet me drejtësinë, duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berishës mund t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe ironizoi me faktin se do të luajë domino me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili po e vuan këtë masë.

Sipas Gjikondit, Berisha nuk ka besim te askush, përveç vajzës së tij, Argita Malltezi.

“Më në fund do të thoja. Berisha po trajtohet si të gjithë shtetasit shqiptarë. Unë kam aktin ligjor drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Prokurorët Kraja dhe Millonai kanë bërë detyrën. Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës shqiptare duke injoruar paraqitjen e tij pranë oficerit të policisë ligjore, kur një shtetas nuk i bindet vendimit të gjykatës, prokuroria ka të drejtë të bëjë rikategorizim të kësaj mase.

Arrest shtëpie, të luajë domino me dhëndrin e tij. Jo vetëm për moshën. Për mendimin tim, dhëndri i tij nuk duhej liruar. Për Berishën, mendoj që nuk është kjo vepra penale që duhet të përgjigjet para shqiptarëve. Sigurisht ka abuzuar, por ka vepra shumë më të frikshme, me jetën e shqiptarëve. Do doja që Berisha, nëse do të procedohej në burg, të ishte për ’97, 21 janarin, për vrasjet në Tropojë.

Ai është një qënie dinake, gjatë gjithë kohës ka qenë dinak. E çon goditjen deri në fund, jo se është trim, por mat pulsin. Tani që druan burgun, bën sikur lehtëson procedurat e parlamentit. Nuk besoj se është nga ata trima që do të shkonte në burg dhe do e përballonte burgun. Atij i intereson që të dalë si hero nga politika, ka shumë gjëra për të fshehur.

Nuk ka besë më te askush, vetëm te vajza e tij. Bashkë me vajzën dhe familjen e tij kanë biznese. Ajo e di që siç ka bashkëshortin, ka edhe babain”, theksoi ajo.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

16/03/2026
Piloti i Mercedesit i kënaqur: Podiumi, perfekt për ekipin

Piloti i Mercedesit i kënaqur: Podiumi, perfekt për ekipin

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al