Sulmuesi i Luftëtarit, Vasil Shkurtaj, feston sot 26-vjetorin e lindjes. Një ditë e shënuar për futbollistin vlonjat, që është surprizuar nga shokët dhe drejtuesit e ekipit gjatë drekës së sotme. Luftëtari ishte duke konsumuar drekën dhe në tavolinën e Shkurtaj ka shkuar torta e rastit bashkë me qirinjtë sipër. Një tortë pak “gjirokastrite” për nga përmasat (shaka). Një surprizë e bukur për lojtarin, ndërkohë që ekipi po bëhet gati për ndeshjen me Flamurtarin, që luhet ditën e enjte në Vlorë.