Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është regjistruar fluks i lartë mëngjesin e sotëm. Radha në dalje të territorit shqiptar drejt Greqisë është shumë e madhe. Siç shihet në foto qindra automjete dhe autobusë presin në radhë për të kaluar kufirin. Shkak i vonësës janë edhe procedurat për kontrollin e bagazheve të udhëtarëve. Kontrolli i tyre bëhet në mënyrë fizike nga oficerët e policisë pasi mungon skaneri.
© ArgjiroLajm.net











