• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kaç Islami mërzitet me humbjen e opozitës: Çdo popull meriton Qeverinë që ka, ta gëzoni Edi Ramën frikacakë

05/05/2021
Kaç Islami mërzitet me humbjen e opozitës: Çdo popull meriton Qeverinë që ka, ta gëzoni Edi Ramën frikacakë

Kastriot Islami është revoltuar pse populli votoi Edi Ramën më 25 prill.

Sipas tij, çdo popull meriton Qeverina që ka.

“Gjatë këtyre ditëve pas 25 prillit 2021 shumë qytetarë më kanë shkruar duke më ngritur shqetësimet e tyre lidhur me zgjedhjet e para një jave. Disa duan sqarime kurse shumë të drejtë kërkojnë orientime se çfarë duhet bërë. Gjykoj se shqetësimet e tyre janë të drejta.

Demokraci do të thotë qeverisje e popullit.

Nëse një popull apo më saktë qytetarët masivisht angazhohen/vendosin për të jetuar në një sistem demokratik atëherë duhet të kenë parasysh se ‘demokracia është qeverisja e tyre’; prandaj duhet të kujdesen për të po ashtu sic kujdesen për ‘fëmijën’ e tyre, për ‘familjen’ e tyre…

Nga ana tjetër: nëse dikush tenton të dëmtojë apo prishë ‘demokracinë’ pra qeverisjen e tyre, nuk ka asnjë mënyrë më efikase sesa qytetarët të dalin masivisht dhe ta mbrojnë ‘qeverisjen’ e tyre, pra demokracinë.

Nëse qytetarët s’e mbrojnë dot demokracinë destinohen të jetojnë në diktaturë.

Ata që nuk dalin të kryejnë këtë ‘detyrim’ apo kanë frikë të dalin janë të destinuar të jetojnë në një sistem që nuk quhet ‘demokraci’ ose në rastin më të mirë është ‘diktaturë’ me maskën e demokracisë, që është e njëjta gjë. Të gjitha këto i ka shprehur në një mënyrë më ‘troç’ Çurçilli:

Çdo popull meriton qeverinë e tij.

Kjo shprehje disa i ndërgjegjëson për rolin e tyre në demokraci kurse disa të tjerë i ligështon duke i bërë madje deri edhe pesimistë apo indiferentë. Ata që duan demokracinë si maskë për të fshehur diktaturën i ‘adhurojnë’ pesimistët dhe indiferentët sepse ata në thelb e duan demokracinë por duket ndjehen të pafuqishëm për të kontribuar…

Thënë më ‘shqeto’: nëse doni qeverisjen tuaj, pra demokracinë, angazhohuni seriozisht dhe mbroni qeverisjen tuaj siç mbroni ‘fëmijën’ tuaj, ‘familjen’ tuaj, origjinën tuaj, fshatin tuaj, krahinën tuaj, vendin tuaj…

S’mjafton angazhimi individual; duhet të bëheni shumicë për të mbrojtur demokracinë.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër… madje duhet të bëheni shumicë që të realizoni këtë mision sepse jo rrallë ndodh që vetëm një pjesë e vogël e juaja ju pengon të ‘jetoni nën një qeverisje që nuk e meritoni’ por që të keni qeverisjen që meritoni, pra që të mbroni demokracinë, nuk mjafton se secili të angazhohet për të këtë mision por edhe të luftoni që të bëheni shumicë për të realizuar këtë mission”, shkruan Islami, që prej vitesh është bërë një demokrat i flaktë dhe ideolog i PD-së.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al