• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kacifa u vetëvra? Prokuroria e Gjirokastrës përgënjeshtron lajmin: Ja si qëndron e vërteta

16/02/2020
Kacifa u vetëvra? Prokuroria e Gjirokastrës përgënjeshtron lajmin: Ja si qëndron e vërteta

Me anë të një deklarate prokuroria e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka reaguar rreth lajmit të publikuar sot në media ku thuhej se Kostandions Kaçifas është vetëvrarë.

Në këtë deklaratë gjykatat e Gjirokastrës hedh poshtë opsionin se Kaciaf është vrarë duke sqaruar se hetimet vijojnë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë përfundim të arritur nga ana e tyre për sa i përket rastit Kacifas.

Në deklaratën e prokurorisë së Gjirokastrës që mban firmën e drejtuesit Julian Çafka thuhet se çdo informacion i publikuar në media pas ju referuar burimeve zyrtare dëmton hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Ndërkohë në deklaratën përgënjeshtruese të lajmeve se Kacifas u vetëvra “me dy plumba” në fund thuhet se Gjykata e Gjirokastrës do të kryejë hetimet e nevojshme deri në fund të kësaj çështje.

Deklarta e Prokurorisë së Gjirokastrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që në përmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.

Çdo informacion I publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhen uk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

ProkuroriapranëGjykatëssëShkallëssëparëGjirokastërsiguronpublikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. “ thuhet në deklaratë.

Ngjarja e rëndë u shënuar më 28 tetor të 2018 ku në fshatin Bularat festohej dita e dëshmorëve të Greqisë. Kostandinos Kacifa me anë të një kallashnikovi të modifikuar edhe me dylbi, qëlloi mbi efektivët e policisë që ishin në zonë për mbarëvajtjen e ceremonisë. Ndërkohë pasi kësaj ngjarje u thirr për ndihmë reparti RENEA ku pas disa orësh ndjekje dhe shkëmbi zjarri, u njoftua se Kostandionos Kacifa mbeti i vrarë. Kjo ngjarje për një kohë solli edhe tensione politike mes dy shteteve, ndërkohë familja e Kacifas vijon të hedhë akuza mbi RENEA-n për vrasjen e djalit të tyre.

Kacifas njihej si një nacionalist grek i cili mbështeste partitë ekstremiste në Greqi. Shpesh herë në rrjetet sociale ai ishte bërë pjesë e thirrjeve për ‘Vorio Epirin’ që grekët pretendojnë se një pjesë e jugut të Shqipërisë u përket atyre si Epiri i Veriut.

Në ditën e ngjarjes, 35 vjeçari ka qenë me veshje ushtarake, ndërsa kapelja kishte simbolet e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore të Greqisë. Ushtari grek në një prej fotove duket edhe me disa të rinj të tjerë të armatosur me veshje ushtarake. Konstatinos Kacifas kishe prirje të theksuara ekstremiste.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026
Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al