Policia Kufitare Kakavijë njofton qytetarët se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (sipas orës greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste që do të zhvillohet nga fermerët.
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillon planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.









