Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së 32-vjecarit Emiljano Boçi si dhe plagosjes së shokut të tij Melvin Disha në Tiranë në 16 janar 207. Autori i dyshuar Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç ka qenë për më shume se 6 muaj në hetim.
Gjate kësaj kohe, ai ka jetuar në një banesë me qira në zonën e ‘21 dhjetorit’. Gjatë këtyre muajve mësohet se ai ka dalë ilegalisht disa herë nga Shqipëria në Kosovë dhe në Greqi.
30-vjeçari u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës tek kufiri i gjelbër, ndërsa nuk kishte asnjë send të paligjshëm me vete. Policia i sekuestroi 2 telefona të cilëve po u kryhet ekspertiza.
I arrestuari nuk ka pranuar akuzën para policisë dhe ka thënë se: ‘nuk kam lidhje me ngjarjen’. Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet me tepër.
Policia dyshon se i riu është vrasës me pagesë dhe po heton për disa ngjarje kriminale.