• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kallaku merr komandën, fantazisti i jep “frymë” Vllaznisë

18/01/2026
Dy titullarë të rëndësishëm janë gati, Vllaznia e plotë për përmbysjen në Letoni

Sherif Kallaku po shndërrohet ndeshje pas ndeshjeje në një nga pikat më të forta të Vllaznisë. Mesfushori kuqeblu ka treguar një rritje të dukshme në lojën e tij, duke fituar ritëm, besim dhe duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi në fushë.

Paraqitjet e fundit kanë qenë një sinjal i qartë se lojtari po i afrohet nivelit që pritej prej tij që në nisje të sezonit. Futbollisti nga Fushë-Kruja ka kaluar një periudhë jo të lehtë gjatë sezonit 2025-26, teksa një dëmtim e mbajti për një kohë larg formës optimale. Megjithatë, duket se ajo fazë tashmë është lënë pas.

Ish-futbollisti i Teutës po shfaq një gjendje fizike shumë më të mirë dhe kjo reflektohet qartë në mënyrën se si lëviz, kërkon topin dhe udhëheq repartin e mesfushës. Rritja e tij ka ardhur pikërisht në momentin kur Vllaznia ka më shumë nevojë për cilësi dhe fantazi në lojë. Shkodranët kanë pritshmëri të larta për numrin 10, i cili shihet si një nga lojtarët kyç për ambiciet e skuadrës në kampionat. Kur Kallaku është në formë, Vllaznia duket më e qetë në qarkullimin e topit dhe më e rrezikshme në fazën sulmuese.

Prania e tij në mesfushë i jep skuadrës më shumë liri veprimi, pasi ai di të mbajë topin, të shpërndajë lojën dhe të krijojë raste për shokët e ekipit. Jo rastësisht, në ndeshjet ku fantazisti ka shkëlqyer, kuqeblutë kanë prodhuar më shumë raste shënimi dhe kanë pasur një kontroll më të madh të lojës. Shembulli më i freskët ishte përballja ndaj Egnatias, ku mesfushori ishte vendimtar. Ai jo vetëm që shënoi golin e fitores, por ishte edhe dirigjenti i skuadrës gjatë gjithë ndeshjes, duke u dalluar për qartësinë në lojë dhe zgjedhjet e duhura në momentet kyçe.

Performanca e tij u kurorëzua me çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”. Tashmë, në kampin kuqeblu shpresojnë që 27-vjeçari të vijojë me të njëjtën formë edhe në vazhdim të kampionatit. Nëse numri 10 arrin të ruajë këtë nivel, Vllaznia fiton jo vetëm një lider në fushë, por edhe një armë të fortë për objektivat e saj sezonalë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Vllaznia udhëheq së bashku me Elbasanin, si paraqitet renditja e Superiores pas javës së 10-të
Sport

Duele për titullin dhe mbijetesën, njihuni me përballjet që hapin javën e 20-të në Superiore

18/01/2026
“I lumtur për golat”, Muriqi: Te Mallorca ndihem si në shtëpi, bashkë ia dalim
Sport

“I lumtur për golat”, Muriqi: Te Mallorca ndihem si në shtëpi, bashkë ia dalim

18/01/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Ndeshja ndaj Teutës, Kërnaja: Partizani im gati, japim maksimumin

18/01/2026
Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Emocione deri në fund në “Shtëpinë e Futbollit”, përcaktohen çiftet finaliste
Sport

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Emocione deri në fund në “Shtëpinë e Futbollit”, përcaktohen çiftet finaliste

18/01/2026
Protestat dhe dhuna në Iran/ Momente paniku për Asanin dhe Lushkjen, bllokohen lojtarët
Sport

Protestat dhe dhuna në Iran/ Momente paniku për Asanin dhe Lushkjen, bllokohen lojtarët

18/01/2026
Kupa e Shqipërisë për vajza/ Çerekfinalet e raundit të parë dhurojnë spektakël & rivalitet sportiv
Sport

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Çerekfinalet e raundit të parë dhurojnë spektakël & rivalitet sportiv

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)

Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)

18/01/2026
Vllaznia udhëheq së bashku me Elbasanin, si paraqitet renditja e Superiores pas javës së 10-të

Duele për titullin dhe mbijetesën, njihuni me përballjet që hapin javën e 20-të në Superiore

18/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al