Seksioni për krimin ekonomik e financiar në Policinë e Sarandës ka kallëzuar në Prokurori një 58-vjeçar, i cili dyshohet se ka falsifikuar tapitë e tokës së tre shtetasve të tjerë nga fshati Vergo i Delvinës. Kallëzimi është bërë ndaj shtetasit B.P, banues në Sarandë. Dyshohet se në Delvinë, me qëllim përfitimi, ky person ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të tokës të shtetasve Sh.O, L.R., dhe F.H, vjeç 56, 57 e 65, banues në fshatin Vergo e Delvinë. Cështja është ende nën hetim nga organi i akuzës në qytetin bregdetar.
©ArgjiroLajm.net