Dejvi Bregu, autori i një goli në fitoren 0-2 të Dinamos ndaj Tiranës, bëri komentin e tij pas sfidës.
“Mua më ngelet peng shumë ajo penallti e humbur para tre ditëve. Futbolli ka të bukurat e veta por nuk është i mëshirshëm në disa raste që atë që kam bërë harrohet dhe atë që nuk i kam bërë kujtohen. Por kjo mbetet mbi shpatullat e mia, shpresoj që t’ia shpërblej shokëve në ndeshjet e tjera.
Goli i anuluar? Me Vilën jemi shokë të mirë, ndoshta ka qenë instinkt apo e momentit. Por asnjë problem…
Janë disa ndeshje që u bëmë pa fituar, na vjen keq se në disa nga ndeshjet ndoshta nuk e kemi merituar. Por rezultatet flasin vetë, shpresoj të kthehemi sa më shpejt.
Nuk është se kam parë vështirësi me ardhjen e Malomos, që ndoshta ka karakteristikat e mia dhe vendoset në fushë si unë. Shpresoj që të na ndihmojë në vijimësi pasi edhe është lojtar me cilësi e klubi ka bërë shpenzimin në merkato. Ai është një lojtar që te Bylisi është paraqitur shumë mirë, shpresoj të ndihmojë ekipin tonë dhe për mua është shumë ok.
Në momentin kur në krahun e majtë ka shumë forca e mundohen të më bllokojnë, mundohem të kaloj më djathtas apo në qendër në mesfushë që të jem më i lirë të marr topin dhe ndihmoj shokët e skuadrës”, tha Bregu
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








