Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të medieve që prej mbrëmjes së djeshme, ku u vu në diskutim shëndeti i tij për shkak të deklaratave kontradiktore të këngëtarit.
Ai ka mbledhur banorët sot për të sqaruar situatën e djeshme në Prime, ku ai tha se nuk ishte i sëmurë, ashtu siç i ishte shprehur Kiarës. Mes lotësh ai thotë se është shprehur gabim dhe se ndihet në faj!
Luizi: Duhet që të gjej një zgjidhje, ia bëra vetes, kurse ju po më bëni gjyqin, mënyra se si u shpreha ishte gabim, Unë tani humba Kiarën, Big Brotherin dhe kur të dal do më thonë ja ky mashtruesi! Unë ia bëra vetes! Kam thënë një gomarllik!
Ndërkohë Kejvina i thotë se Luizit se duhet t’u kërkojë falje të gjithëve.
Kejvina: Dje ke instistuar në këtë gomarllikun tënd!fakti që ti e pranove hallall! Tani kërkoju falje të gjithëve! Kush flet prapa faljes tënde është gabim!
View this post on Instagram
View this post on Instagram