• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

18/07/2025
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka cilësuar si “jo realiste” mundësinë që negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të çojnë në një marrëveshje për eliminimin e plotë të tarifave doganore nga të dyja palët.
“Nuk është një skenar realist të besojmë se mund të arrihet një marrëveshje për tarifa zero nga të dyja anët,” deklaroi Merz gjatë një konference shtypi të mbajtur në Berlin të enjten.
“Marr pjesë shumë intensivisht në këtë proces, si me BE-në ashtu edhe me shtetet anëtare. Është e qartë se të gjitha vendet do të preken, secila në një shkallë të ndryshme.”
Ai shtoi se ka pasur komunikim të vazhdueshëm edhe me qeverinë amerikane, përfshirë një telefonatë me Presidentin Donald Trump të premten e kaluar.
“Këto tarifa – pavarësisht nivelit – do të na godasin të gjithëve,” paralajmëroi ai, duke shtuar se ndikimi afatgjatë nuk do të jetë negativ vetëm për Evropën, por edhe për ekonominë amerikane.
Merz theksoi mbështetjen e Berlinit për përpjekjet e Komisionit Evropian për të gjetur një zgjidhje “të arsyeshme”, ndërsa përsëriti se “sa më të ulëta të jenë tarifat nga të dyja palët, aq më mirë për të dyja palët”. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për marrëveshje të pjesshme sektoriale në vend të një pakti të përgjithshëm.
“Ka gjasa që ndodhemi në fazën përfundimtare të negociatave, të cilat duhet të përmbyllen deri nga mesi i javës së pasardhshme,” tha më tej ai.
I pyetur për një skenar realist të një marrëveshjeje me SHBA-në, Mertz u shpreh se një marrëveshje për tarifa zero është pikërisht ajo që nuk është realiste, duke iu referuar edhe synimeve të administratës Trump për të rritur të ardhurat përmes tarifave si pjesë e projektligjit të fundit “One Big Beautiful Bill”. Ai përmendi gjithashtu edhe deklaratën karakteristike të Presidentit Trump: “I dua tarifat.”

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse fotot e guximshme të Megan Fox në Instagram mund t’i kushtojnë miliona dollarë?

Pse fotot e guximshme të Megan Fox në Instagram mund t’i kushtojnë miliona dollarë?

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al