• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidate në qarkun Gjirokastër? Briseida Shehaj propozohet për deputete nga LSI

23/09/2020
Kandidate në qarkun Gjirokastër? Briseida Shehaj propozohet për deputete nga LSI

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, i është rikthyer politikës pas largimit nga Partia Socialiste. Shehaj, e cila ishte një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë Rama, edhe për faktin se është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë”, ka treguar mbrëmjen e sotme se është propozuar për tu bërë deputete. Ajo tregoi se propozimi i është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtohet nga Monika Kryemadhi. Ish-drejtoresha e PS-së tha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora se ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta pranojë ofertën.

“Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim”, deklaroi Shehaj. Ndërkohë emri i ish-drejtoreshës së Tatimeve përmendet së fundi si një kandidate e mundshme e LSI-së në qarkun Gjirokastër, më konkretisht në qytetin e Tepelenës. Briseida Shehaj është me origjinë nga Tepelena dhe ka aktualisht një pjesë të rrethit të saj familjar në këtë qytet.

Pas “dezertimit” të Ediola Brahës në radhët e PS-së, LSI nuk ka ende një kandidate të për Tepelenën. Megjithatë në rast të një kandidimi të mundshëm të Briseida Shehajt në Tepelenë, gjasat që ajo të marrë një mandat duken të pakta për shkak se më favorit është në letër Vangjel Tavo, deputet prej 24 vitesh “pa shkëputje nga puna” në qarkun Gjirokastër. Tavo do të rikandidojë sërish në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë deri në sa të finalizohen listat do të rrjedhin shumë ujëra.

©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al