• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidatja e PD për Gjirokastrën: Kur të vijmë në pushtet investimet do rriten 150%

24/02/2021
Kandidatja e PD për Gjirokastrën: Kur të vijmë në pushtet investimet do rriten 150%

Entela Shehaj, eksperte pranë Partisë Demokratike ka folur në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo në lidhje me programin e të djathtëve për energjinë. Ajo u shpreh se Shqipëria është sot një nga vendet më të lartë të energjisë elektrike për biznesin, kjo për shkak të monopolit të tregut. Shehaj shtoi se mungesa e konkurrencës nxit abuzimet.

“Jemi një nga vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike për biznesin. Nuk i gjejmë ne paratë. Çfarë ka ndodhur? Tregu është i ngurtësuar. Ata duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre. Ka disa në treg që furnizojnë bizneset që janë të lidhur me tension të lartë. Transmetimi dhe shpërndarja janë monopole natyrore. OST nuk blen energji. Ka plot furnizues në treg.

Tensioni i mesëm duhet të kishte dalë me kohë. Problemi ka qenë teknik se furnizuesit e kanë problem të furnizojnë kur matja ka probleme. Akoma nuk janë instaluar matës smart nga OSHEE. Pengesat kanë qenë teknike, matja e energjisë.

Mungesa e konkurrencës, abuzimet, korrupsioni e kanë lënë këtë sektorë zvarrë në gjithë këto vite. Te ne nuk ka treg me shumicë. Ka vetëm kontrata. KESH prodhon energji që mund ta përdorë dhe mund ta shesë. Është i bllokuar sistemi nga problematikat e krijuar nga qeveria aktuale”, u shpreh ajo.

Shehaj shtoi se kur PD të vijë në qeverisë do të ndjekë me prioritet projektet e gazifikimit të Shqipërisë në mënyrë që vendi jonë të bëhet nyje për rajonin. Ndërsa ndali te sektori i minierave, Shehaj tha se ka qenë një sektor i harruar pasi nuk ka klimë të favorshme biznesi, ndërsa theksoi se nën drejtimin e demokratëve investimet do të rriten deri në 150%.

“Marrëveshja që ka bërë qeveria shqiptare për TAP apo marrëveshja për përjashtimin i kishte krijuar mundësitë që kur TAP të fillojë operimin Shqipëria të ketë përfituar. Nuk është bërë asgjë që Shqipëria të përfitonte.

Janë projekte që kanë mbetur vetëm në letër. Partia Demokratike kur të vijë në qeveri do i ndjekë me prioritet projektet e gazifikimit të Shqipërisë që të bëhemi nyje për rajonin. Ajo që mund të them për minierat është se është një sektor i harruar ku mungojnë investimet. Si mund të vijë privati këtu kur ti nuk ke klimë biznesi. Investimet mund të vazhdojnë të rriten edhe me 150% kur të vijë Partia Demokratike në pushtet”, u shpreh Shehaj.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al