Mazhoranca ka kalur në votim direkt rendin e ditës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, propozoi që rendi të votohej pa diskutime, pas rrëmujave të shkaktuara në seancë nga opozita.
Propozim i pranuar nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
“Në vlerësim të kësaj pamjeje të paralajmëruar me shpresën se do të motivohen mbështetësit e PD-së për të shkuar nga 300 në 400 protestues ditën e hënë. Në pamundësi për të zhvilluar diskutimet, duket që opozita nuk do që ta zhvillojmë seancën. Ju lutem hidhni në votim propozimin tim për të kaluar direkt në votim”, tha Balla.









