• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kaos tek Konsullata Shqiptare në Selanik, policia greke keqtrajton emigrantin shqiptar (VIDEO)

08/07/2020
Kaos tek Konsullata Shqiptare në Selanik, policia greke keqtrajton emigrantin shqiptar (VIDEO)

Policia greke ka arrestuar dhe keqtrajtuar një emigrant shqiptar jashtë konsullatës së Selanikut. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së mërkurës jashtë ambienteve të konsullatës shqiptare në Selanik, ku çdo ditë qindra bashkëatdhetarë qëndrojnë për orë të tëra për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti. Viktima e radhës e dhunës policore greke është Sherif Xhangolli nga fshati Lenije e Gramshit.

Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët dërguan edhe video në redaksinë e Top Channel, emigranti shqiptar pasi qëndroi disa orë në radhë, pa mundur t’i shërbehet, tentoi të afrohet pranë hyrjes së konsullatës për tu ankuar përse nuk respektohet radha, por punonjësit kalojnë jashtë radhe, ata që u japin para sekserëve të lidhur me punonjës të konsullatës sonë.

Pikërisht në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë grekë, të thirrura prej konsullatës sonë për të vënë rregull. Xhangolli u ndalua dhe pasi u kërcënua të largohej, ndërhyri edhe policia greke, e cila dhunoi në sy që qindra emigrantëve dhe në vazhdim e arrestoi.

Pavarësisht se emigrantët shqiptarë që ndodheshin aty në atë moment , folën që të mos e arrestonin pasi Xhangolli nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme, forcat e policisë greke e kanë shoqëruar dhunshëm në ambientet e drejtorisë së policisë së Selanikut, ku aktualisht mbahet për të dërguar në gjykatë nën akuza të rënda.

Ngjarje të tilla janë të shpeshta jashtë ambasadës sonë në Athinë dhe konsullatës në Selanik, ku çdo ditë mijëra vetë presin për tu pajisur me pasaporta, ndërkohë që ka korrupsion tepër të lartë. Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur pak më parë Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative./ TCh

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al