Derbi i Italisë, Inter-Juventus nuk ka fund, por tashmë super sfida është spostuar jashtë fushe, ku në qendër të diskutimeve ka përfunduar gjyqtari i këtij takimi, Federico La Penna. Kryesori i derbit pritet të mungojë për një kohë të gjatë pasi ishte e qartë që disa nga vendimet e tij patën një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat. Sipas mediave italiane, La Penna pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 1 muaj.
Nuk ka qëndruar në heshtje as gjyqtari La Penna, me këtë të fundit që sipas Corriere dello Sport ka denoncuar në polici kërcënime të shumta që kanë ardhur në adresën e tij. Si një avokat me profesion, La Penna është i qartë për situatën dhe ka nisur të ndërmarrë hapa ligjorë.
Nuk pritet t’i shpëtojnë dënimit stafi i Juventus me në krye trajnerin Spalletti. Pas ndeshjes, Spalletti, Chiellini dhe Comolli priten gjyqtarin në hyrje të dhomave të zhveshjes ku nuk munguan akuzat dhe kërcënimet.
Në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe Bastoni, me këtë të fundit që ndikoi në dënimit e Kalulu-t. Ndaj qendërmbrojtësit të Inter kanë vërshyer akuzat në rrjetet sociale, ashtu si ndaj gjyqtarit La Penna. Bastoni nuk do të jetë pjesë e hetimeve, pra nuk rrezikon të dënohet nga Komisioni i Disiplinës. Gjithashtu, edhe Gattuso, trajneri i përfaqësueses së Italisë, ka theksuar se Bastoni do të jetë pjesë rregullisht e ekipit për ndeshjet e fazës “play-off” të Botërorit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








