Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe sherrit në parlamentin e Serbisë, që u përfshi në tym e dhunë.
Në mes të tensioneve, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, ka thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
Ajo teksa fliste mbante në duar shkrimet e mediave në Kosovë që kishin raportuar për situatën e shkaktuar të martën.
Bërnabiç ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.