Një sasi prej 107 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Këlcyrë të Përmetit në kuadër të një operacioni të koduar “Limari” .
Thasët e mbushur me drogë u gjetën në , në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë.
Dy persona u shpallën në kërkim policor ndërsa kryeplaku i fshatit Limar, P.K, 35 vjeç, do të procedohet në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.
“Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme