Policia greke gjatë një aksioni në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar 1.3 ton kokainë në fshatin Astakos pranë Agrinjos.
Mediet greke raportojnë se janë arrestuar 5 persona dhe mes tyre ka shqiptarë.
Mësohet se kokaina ishte e fshehur në dhoma plazhi të cilat jepeshin me qira.
Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë.