Sekuestrohen 67 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Bëhet me dije se dy persona kanë rënë në pranga. Policia ra në gjurmët e një automjeti, ndaj të cilit edhe ushtroi kontroll, duke zbuluar 45 pako me rreth 67 kg lëndë narkotike.
Mësohet se është arrestuar drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon.
Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit të drogës. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e 167 mijë e 450 eurove.