Policia e Tepelenës dy ditë më parë ndaloi një të ri nga Ura Vajgurore, pasi në çantën e tij gjeti një sasi të vogël kanabis sativa. F.M 19 vjeç, u kap në mbrëmje pranë vendit të quajtur ‘Agjensia Luftinjë’ në Memalaj. Pas kontrollit policor në çantën e krahut, atij iu gjet lënda narkotike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.
©ArgjiroLajm.net








