11 emigrantë të tjerë kanë hyrë në karantinë në Gjirokastër për 14 ditë. Ata janë shoqëruar nga policia në komisariatin e Gjirokastrës për regjistrimin e të dhënave dhe nënshkrimin e marrëveshjes. Inspektoriati Epidemiologjik ka marrë tampon për të gjithë. Në total janë 21 persona që janë në karantinë në dy hotele, njëri në Kakavijë dhe tjetri në Gjirokastër.