Marrëdhënia mes yllit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, dhe reperes shqiptare Loredana prej kohësh ka kaluar kufijtë e një romance tipike të showbiz-it. Me kalimin e viteve, çifti ka ndërtuar një lidhje të qëndrueshme, të mbështetur në bashkëjetesë, përditshmëri të ndarë së bashku dhe një familjaritet që tashmë reflektohet edhe në gjestet më të vogla.
Së fundmi, kjo lidhje u bë edhe më domethënëse për publikun shqiptar, pas një momenti të ndjerë që Adeyemi ndau në rrjetet sociale.
Me rastin e ditëlindjes së Hanës, vajzës së Loredanës, futbollisti gjerman zgjodhi të lërë në plan të dytë jetën publike dhe fushën e blertë, duke u fokusuar te një rol shumë më personal: ai i njeriut të afërt dhe i kujdesshëm në jetën e vogëlushes.
Në disa postime të publikuara në rrjete sociale, Adeyemi shfaqet duke kaluar momente të thjeshta, por plot dashuri me Hanën, duke u argëtuar, duke e përqafuar dhe duke ndarë çaste spontane larg luksit apo spektaklit.
Ajo që e bëri këtë urim edhe më të veçantë ishte zgjedhja e gjuhës shqipe. “Gëzuar ditëlindjen Hanush, shpirti jem” dhe “Të dua shumë”, ishin fjalët që Adeyemi përdori në postimet e tij, duke prekur veçanërisht ndjekësit shqiptarë, të cilët reaguan menjëherë me komente entuziaste.
![]()









