• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kartoni i tij arrin 325 mijë euro, Tabeku është ylli më i vlefshëm i bardhebluve

15/10/2025
Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

Tirana e këtij sezoni paraqitet me një përbërje të balancuar mes përvojës të huaj, që i japin skuadrës dimension ndërkombëtar. Me shumë emra që vijnë nga kampionate të ndryshme dhe me vlera të konsiderueshme në treg, bardheblutë po ndërtojnë një grup me cilësi për të luftuar për objektivat madhorë.

YJET MË TË VLEFSHËM TË EKIPIT – Në krye të vlerave të skuadrës qëndron Serzh Tabeku, anësori kamerunas me pasaportë belge, i cili vlerësohet në 325 mijë euro. Ai ka qenë një nga armët kryesore në krahun e majtë dhe një pikë referimi në sulmin e Tiranës. Pas tij vjen Mahamadu Dembele, mbrojtësi francez me origjinë nga Mali, me vlerë 300 mijë euro, që ka sjellë siguri në qendër të mbrojtjes. Në podiumin e vlerave hyn edhe Tsotne Patsatsia, anësori i djathtë gjeorgjian, me 275 mijë euro, një prurje e re që ka fituar shpejt vend në formacion.

MESFUSHA – Në mesfushë spikat Rafael, braziliani 25- vjeçar me vlerë 250 mijë, i cili ka dhënë ekuilibër dhe fantazi në ndërtimin e lojës. Krahas tij qëndron Ian Soler, spanjolli me kontratë deri në vitin 2026, i vlerësuar në 200 mijë, që është kthyer në një element kyç për stabilitetin e skuadrës. Në këtë repart, eksperienca dhe rinia gërshetohen me Ermal Metën (20 vjeç, 200 mijë euro), një prej talenteve më premtues shqiptarë.

MBROJTJA – Reparti i prapavijës mbetet një nga pikat më të forta të bardhebluve. Edison Kola dhe Kleandro Lleshi, të dy të vlerësuar me 200–250 mijë euro, përfaqësojnë një brez të ri mbrojtësish që po konsolidohen me ritëm të qëndrueshëm. Në portë, Angelo Tafas, i cili më parë ka qenë pjesë e Teutës, ka arritur të fitojë besimin e klubit dhe vlerësohet në 200 mijë, ndërsa Leon Kozi, portieri i dytë, ruan vlerën prej 50 mijë euro.

SULMI – Në fazën sulmuese, përveç Tabeku, spikat Victor Fernandez, spanjolli i ardhur nga Nea Salamina, me 225 mijë euro, dhe Eliton Zhunior, një tjetër prurje braziliane, që shton fantazi dhe shpejtësi në 1/3 e fundit të fushës. Aldi Gjumsi, me 150 mijë euro vlerë tregu, është një ndër lojtarët shqiptarë më të rinj që po gjen hapësirë në krahun e djathtë, ndërsa Alfred Mensah (nga Vllaznia, 150 mijë) shton forcë dhe eksplozivitet në majën e sulmit.

Në listën e talenteve të akademisë bardheblu spikasin Emiljano Mihana (17 vjeç, 100 mijë) dhe Serxho Vogli (17 vjeç, 50 mijë), që po vijnë me hapa të sigurt drejt ekipit të parë. Në të njëjtën linjë, Hajrulla Tola (21 vjeç, 100 mijë) shihet si një lojtar me potencial të madh për t’u konsoliduar në Superiore. Në sulm, Etienne Tare (22 vjeç, 25 mijë) përfaqëson energjinë e brezit të ri, duke kërkuar të lërë gjurmë me fanellën e Tiranës.

© BalkanWeb

Related Posts

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim
Sport

VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

07/12/2025
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim
Sport

Humbja në derbi, flet tekniku i Tiranës: Jemi të rënduar në aspektin psikologjik, bëjmë analizë të thellë

07/12/2025
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim
Sport

Humbja në derbi, flet tekniku i Tiranës: Jemi të rënduar në aspektin psikologjik, bëjmë analizë të thellë

07/12/2025
Partizani, trajneri pas derbit: Gjërat shkuan siç doja, të kapim Final 4 për të shkuar te titulli
Sport

Partizani, trajneri pas derbit: Gjërat shkuan siç doja, të kapim Final 4 për të shkuar te titulli

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al