Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 24-t në kampionatin Kategoria e Parë, bazuar në paraqitjet individuale dhe ndikimin e lojtarëve në rezultatet e skuadrave të tyre.
Skema e përzgjedhur është 1-4-2-3-1, me një përfaqësim të gjerë nga skuadrat që siguruan fitore të rëndësishme këtë javë.
Në portë është përzgjedhur Ilir Dobjani i Skënderbeut, protagonist në suksesin e skuadrës së tij në transfertë.
Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë Vangjel Zguro i Pogradecit, Nurudeen Abdulai i Besës, Erest Lamellari i Kukësit dhe Agan Mjaki i Laçit.
Në mesfushë, dyshja përpara mbrojtjes përbëhet nga Redon Danaj i Besës dhe Mateo Shanaj i Pogradecit.
Treshja ofensive përbëhet nga Rigel Tepshi i Korabit, Mohamed Fofana i Ilirisë dhe Aldi Gjumsi i Skënderbeut, lojtarë që gjetën rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.
Në majë të sulmit është vendosur Lorougnon Doukouo i Laçit, që realizoi dy gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij.
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Emiljano Çela i Pogradecit, pas suksesit të rëndësishëm në transfertë ndaj Apolonisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








