• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KÇK në Gjirokastër, kryetari i gjykatës gjobit 560 milionë lekë bashkinë (VIDEO)

03/07/2022
KÇK në Gjirokastër, kryetari i gjykatës gjobit 560 milionë lekë bashkinë (VIDEO)

Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë Lekë të vjetra nga Gjykata Administrative për aksidentin e një fëmijë. Por bashkia thotë se vendimi është absurd dhe mbi të gjitha shuma e dëmshpërblimit është e ekzagjeruar. Ky është rasti që ka trajtuar sonte emisioni Stop në Tv Klan. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës.

Gjithçka nisi pas një aksidenti në vitin 2020 në lagjen “Kodra e Shtufit” në qytetin e gurtë. Një vajzë e mitur 6 vjeç me aftësi ndryshe, duke luajtur përpara pallatit të saj, rrëshkiti në cep të një rruge dhe ra nga një lartësi 6 metra. E mitura shpëtoi paq nga ky aksident. Por familja e vajzës hapi gjyq dhe gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë një dëmshpërblim për familjen një shumë të ekzagjeruar, 560 milionë Lekë të vjetra.

“Vlera është shumë e lartë, për ne është rast i paprecedent, është në vlerën 56 milionë Lekë të reja. Ndaj e bëjmë publike këtë rast, sepse mendojmë se taksapaguesit gjirokastritë nuk kanë pse të ngarkohen me një shumë kaq të madhe. Vlerësojmë që është një vendim që nuk qëndron nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që në vlerësimin tonë, nuk janë marrë parasysh shumë prova dhe fakte. Nga ana njerëzore e kuptojmë shumë situatën, madje shprehim dëshirën tonë për ta ndihmuar por brenda limitit, nënkupton brenda mundësive tona, që një fëmijë me aftësi ndryshe, por nga ana ligjore vlerësojmë që vendimi i gjykatës nuk qëndron”, thotë drejtoresha juridike e Bashkisë së Gjirokastrës.

Por prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, në hetimet që ka bërë për ngjarjen e vitit 2020, nuk e gjen Bashkinë Gjirokastër përgjegjëse për aksidentin që ndodhi, duke argumentuar se ana e rrugës ku rrëshkiti fëmija i takonte privatit dhe duhet të rrethohej nga privati, dhe jo nga instancat të pushtetit vendor.

Për Bashkinë e Gjirokastrës vendimi konsiderohet absurd dhe i dyshimtë. Aq më tepër, kur nëna e fëmijës, e cila është edhe kujdestare e vajzës me aftësi ndryshe, punon si sekretare në Gjykatën Civile të Gjirokastrës.

Një zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës u paraqit në Gjykatën Administrative për të takuar gjykatësin që ka dhënë këtë vendim. E pajisur me kamera të fshehtë nga emisioni Stop, zyrtarja e bashkisë “u prit me këmbët e para” nga gjyqtari Ramiz Lala. Ai kërkoi që zyrtarja e bashkisë të nxirrej jashtë.

Por kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se vendimi i Gjykatës Administrative është apeluar dhe për gjyqtarin Ramiz Lala është bërë kallëzim në SPAK.

Kryebashkiaku Flamur Golemi: Si mjek shpreh gjithë keqardhjen për çfarë ka ndodhur për një fëmijë me aftësi ndryshe, për fëmijën dhe për familjen. Si kryetar bashkie kam gjithë përgjegjësinë dhe patjetër do i shkoj deri në fund së bashku edhe me stafin, edhe drejtoria juridike e ka filluar tashmë procedurën për të ndjekur gjithë hapat ligjorë për t’i shkuar deri në fund kësaj historie se në fund kam përgjegjësi për çdo taksë që derdh taksapaguesi gjirokastrit./ TV Klan

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Vora është futur në krizën e rezultateve, 7 lojtarë jashtë formacionit në Ballsh

03/03/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne

Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al