• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ke filanin në punë, do të heqim biznesin dhe kullotat”, blegtorët në Gjirokastër: Na kanë bërë presion të mos dalim në protestë (VIDEO)

02/02/2024
“Ke filanin në punë, do të heqim biznesin dhe kullotat”, blegtorët në Gjirokastër: Na kanë bërë presion të mos dalim në protestë (VIDEO)

Për të disatën herë blegtorët në Gjirokastër kanë protestuar në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë, për përmbushjen e 4 kërkesave të tyre: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, mundësimin e kontratave 15-vjeçare për kullotat dhe bllokimin e përkohshëm të produkteve të importit.

Ata thonë se prej kohësh në treg operojnë baxho të palicencuara. Blegtorët denoncuan edhe kërcënimet që sipas tyre iu janë bërë për të mos dalë në protestë.

“Nëse nuk reagojnë do na kenë në rrugë përsëri. Na kanë thënë mos dilni se ke filanin në punë, kanë përdorur dhe policinë. Po ne nuk kemi asgjë, ne nuk do të pushojmë”, tregoi blegtori Alket Stroka.

Zgjidhjet sipas blegtorëve janë të thjeshta, por për to duhet vullnet nga ana e qeverisë.

“4 pika kemi për ministren: e para subvencionet, çmimi i qumështit, mishit dhe të bllokohet importi në momentin që ne dalim ne treg, si mund të vijë qumështi nga Serbia me 80 lekë. Keta e sollën këtë problem që ne dolëm këtu! Ne kërkojmë të dalim në treg me made in Albania, shelegu im të ketë targën time, qumështi im të ketë vulën time, jo të vijë nga Rumania të therët në Fier e pastaj i vihet vula jonë. Kjo na ka varrosur!”, tha blegtori Alket Stroka.

Kërkesat po diskutohen në një takim me dyer të mbyllura me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila mbërriti në Gjirokastër vetëm pak pas protestës së tyre.

Përpara takimit, blegtorët thanë se nëse nuk arrihet në një marrëveshje do të dalin në sërish në protesta./Vizion Plus

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al