• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ke fshehur emrin e babait”, deputetja demokrate reagon ashpër: S’ju lë “mola” o lepuj

22/10/2021
“Ke fshehur emrin e babait”, deputetja demokrate reagon ashpër: S’ju lë “mola” o lepuj

Deputetja demokrate Elda Hoti ka reaguar pas ankesës që u depozitua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku thuhet se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Deputetja e cilëson shpifje duke mohuar që të ketë ndryshuar gjeneralitetet. “Nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur” shprehet ajo.

Letrën kundër asaj, Hoti e cilëson sulm, por thekson se nuk do të dorëzohet në misionin e saj për pastrimin e politikës nga njerëz të tillë.

Postimi i plotë i Elda Hotit

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.

Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti.

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju. E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon.

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale

 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al