• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kë mërziti Yuri Kim?!

14/12/2022
Kë mërziti Yuri Kim?!

Nga Ylli Pata

Nisur nga ajo që ndodhi ditën që ambasadorja amerikane i rrëfeu Presidentit Bajram Begaj se mandati i saj do mbyllet në Shqipëri, dukej se realisht kishim të bënim me një problem të madh.

Ministria e Jashtme nxori një njoftim, që edhe sot nuk gjen shpjegim pse ndodhi, e me logjikë mediat pranë opozitës e panë si një shenjë që diçka ka ndryshuar në marrëdhëniet ndërmjet mazhorancës dhe SHBA-së.

Këto qarqe, e panë këtë zhvillim, si një sinjal që Amerika nuk e pëlqen më Edi Ramën, e që ky i fundit është i mërzitur dhe nuk i nevojitet më mbështetja e Uashingtonit, që sipas tyre po e shikonte si diçka posesive, si një besdisje, pasi po i rri mbi kokë qeverisë për çdo gjë që po bën.

E këto komente, krijuan në opinion, një mjedis të ri, që edhe nga “nahija” e paneleve të zhurmshme po vjen një flat logjike, edhe pse normal sipas këndvështrimeve.

Por, nuk zgjati shumë, e Sali Berisha, e sulmoi edhe më keq ambasaodren amerikane. Kurse sot, zëri i Berishës, Alfred Lela, hyri aq thellë, sa dukej që sillte frustracionin e mjeshtrit të tij. Që ishte krejt i ndryshëm nga dy vjet më parë, ku referenca ishte antike, para helene, me Kronosin e Cikllopin, kësaj radhe zëdhënësi i Berishës ju referua Jungut dhe konceptit të “penisit të madh”. Tani, ajo që do ndodhë më tej në analizën nëse ishte lapsus frojdjan apo një sinjal politik, kjo duhet pritur.

Fakt është se zgjati shumë pak ai që u quajt normalitet, pra përpjekja për të përkthyer politikisht atë që u quajt përplasje mes Ramës dhe SHBA-së.

Por duket qartë se frustacioni ka ndodhur ngaqë ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar dje se “do qëndroj edhe më gjatë”. Ngjan se kjo frazë ka prishur festën, edhe pse është pritur jo me tam tame, por me gëzim se SHBA tashmë është prishur me qeverinë.

Sepse në fakt, si Sali Berisha, e si Ilir Meta, SHBA-në nuk e duan në konflikt ose në kontradiktë me qeverinë, apo qarqe të mazhorancës, ngase këtë monopol duan ta mbajnë me forcë, ngaqë nuk kanë asnjë kazus politik.

Në intervistën që ka dhënë dje për Radio Europa e Lirë, emisari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Gabriel Escobar, dha një qëndrim shumë të rëndësishëm të qeverisë së SHBA-së. i pyetur nga gazetarja Amra Zejneli-Loxha, në lidhje me raportet e vështira që qeveria amerikane ka me Albin Kurtin dhe kabinetin e tij, Escobar dha një përgjigje, e cila është shumë e rëndësishme për të kuptuar çfarë ndodh.

“Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të qëndrueshme. Janë të forta. Këto marrëdhënie janë me njerëzit e Kosovës, jo me një person konkret apo me një palë. Ne jemi të hapur për partneritet me Qeverinë këtu. Kjo nuk nënkupton që nuk do të kemi dallime taktike. Njerëzit duhet ta presin këtë gjë. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që SHBA-ja është duke braktisur mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, deklaroi Escobar.

E në fakt kjo është edhe filozofia e asaj që SHBA ndjek në Shqipëri. Qëndrimi tyre pro reformës në drejtësi nuk është kundër nje pjese të qytetarëve që janë edhe zgjedhës, por pro një vullneti shumice në vend për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Ndaj, edhe është rritur doza e dhunës verbale dhe e banalitetit pas deklaratës së Yuri Kim, ngaqë përplasja e saj me qeverinë e mazhorancën është parë si ogur nga mjaft mbështetës nga opozita, por jo nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të cilët ju rrëzohet fabula. /TemA

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al