• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këlcyrë, banorët e Ballabanit japin alarmin: Po rrezikohet tharja e tokave, nuk funksionon shkarkuesi i rezervuarit të fshatit (VIDEO)

29/05/2019
Këlcyrë, banorët e Ballabanit japin alarmin: Po rrezikohet tharja e tokave, nuk funksionon shkarkuesi i rezervuarit të fshatit (VIDEO)

Shqetësimet e fermerëve në vendin tonë nuk mbarojnë. Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në fshatin Ballaban të Këlcyrës, aty ku banorët kanë ngritur shqetësimin se mosfunksionimi i rezervuarit të Vinokashit rrezikon tharjen e tokave bujqësore.

Banorët thonë se prurjet e shumta vitet e fundit kanë përmbytur shkarkuesin e rezervuarit, i cili bën transportin e ujit nëpër kanalet vaditëse. Ata pretendojnë se kjo ka ardhur si pasojë e mosmenaxhimit të mirë të shkarkuesit. Banorët shkojnë më tej duke thënë se kjo është ndoshta edhe një lojë politike.

“Para dy vitesh, ky rezervuar është bllokuar. Shkak është mosadministrimi i mirë i tij. Ne kemi bërë kërkesat tona dhe na bënë një zgjidhje me ca tuba por që ne nuk na bëjnë punë fare”.

“As nuk duan të dinë i shërbejnë apo nuk i shërbejnë këtij populli. Tokat janë mbjellë me jonxhë, misër, grurë. Në pikë të hallit , po ra ndonjë shi mirë , po nuk ra …”

“Jam moshë e re dhe merrem me blegtori dhe bujqësi. Kam investuar lekë. Kam mbjellë 5 ha jonxhë. Ajo do thahet. Këtu janë simpatizantë të partisë. Një ditë e hapin ujin, një ditë e mbyllin dhe tani ne kemi ngelur në mëshirë të fatit. I bëj thirrje bashkisë e më lartë, të na ndihmojë e të bëjë diçka.”

“Ky rezervuar është bllokuar për burime njerëzore. Rezervuari është 50-60 m i thellë. Çdo dy vjet ngrihej diga. Duhet vënë pika mbi “i”

“Duhej bërë ngritja e saj (shkarkueses). Ja siç është ajo puseta atje duhej të ngrihej edhe tjetra. Na intereson çfarë duhet bërë. Ne na intereson që ky rezervuar të hapet”.

“Mund të shpërthejë. Ka dhënë një shenjë para pesë vitesh . Rrezikohen shumë zona”

“Duam zgjidhje! Duam zgjidhje! Duam zgjidhje!”

Edhe administratori i Njësisë Ballaban flet për një situatë të vështirë. Sipas tij kjo ka shkaktuar dëm ekonomik te fermerët dhe se nga ana tjetër rrezikohet edhe shembja e digës si pasojë e mbingopjes me ujë. Ai thotë se bashkia nuk ka specialist.

Dashnor Memisha, Administratori i Njësisë Ballaban: Është bllokuar që në gusht 2017 dhe deri sot është në këtë gjendje. Pra , nuk funksionon. Rezervuari ka një kapacitet ujëmbajtës 2.2 mln m/kub ujë dhe kapaciteti ujitës 700 ha tokë. Rezervuari ujit nga Ballabani deri në Këlcyrë , pra kap pothuajse gjithë bashkinë. E them këtë për të thënë se sa rëndësi ka zhbllokimi i tij. Bashkia ka ndërhyrë me ato mundësi që ka patur. Madje ka marrë sondë që nga Durrësi, por nuk është arritur të zhbllokohet. Kemi bërë shkresa deri në qeveri. Autoritetit të Digave, Prefekturës e gjithandej. Deri tani nuk është bërë ndonjë gjë. Bashkia nuk ka specialistë, as mjete për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë masat. Kaq kemi patur mundësi.

Gazetari: Pra , rrezikohen të mbjellat, por çfarë rreziku paraqitet tjetër?

Dashnor Memisha, Administratori i Njësisë Ballaban: shkakton një dëm të konsiderueshëm banorëve. Për çdo familje dëmi ekonomik shkon deri në 200 mijë lekë të reja . Rrezikon edhe shembja e digës. Ato janë bërë që gjatë verës të mbushet e të shkarkohet rezervuari nëpërmjet ujitjeve. “Çlodhet” diga thonë specialistë dhe gjatë dimrit mbushet prap, por ekziston mundësia e shembjes së digës.

Ndërkohë, sipas specialistit të shërbimeve publike ekzistojnë mënyra për të ndërhyrë por duhet një grup i posaçëm me specialistë.

Feta Canollari, specialist i shërbimeve publike: Nga ana teknike ka bllokimin e shkarkuesit të brendshëm deri te kolektori i daljes, te saraçineskat dhe nuk funksionon. U provua dy herë me sondë nga bashkia por nuk na dha rezultat. Ka kapacitet të plotë, i tejmbushur. Nga prurjet , ujërat mund të dalin mbi digë të rezervuarit. Zgjidhje të tjera mund të bëhen me elektro pompë, për të kryer edhe funksionin e ujitjes për sezonin ku jemi. Por mund të bëhet edhe tharja që vitin tjetër mund të ndërhyhet më lehtë në shkarkuesin e brendshëm. Një grup specialistësh po të vijë ta studiojë mund të dalë në konkluzione të tillë deri në boshatisje

Gazetari: Pse doli nga funksioni shkarkuesi i mëparshëm?

Feta Canollari, specialist i shërbimeve publike: Duhej ndërhyrë në kullën e shkarkimit të brendshëm. Nuk u realizua pasi kishte reshje në sezonin e 2017. Nga i dobishëm, ky rezervuar do kthehet me pasoja të rrezikshme.

BOOM iu drejtua edhe Bashkisë Këlcyrëm, ku nënkryetari u shpreh se edhe pse bashkia u përpoq të ndërhyjë nëpërmjet një firme, nuk pati rezultat dhe se nuk janë në dispozicion specialistët. Sipas tij janë vënë në dijeni një sërë institucionesh.

Nënkryetari i bashkisë Këlcyrë, Riza Allamani: Është ndër rezervuarët më të mëdhenj të jugut, i domosdoshëm për zonën tonë për vaditjen e fushave të fermerëve. Kohët e fundit ka paraqitur probleme të kanalit shkarkues. Bllokimi është natyror, për shkak të prurjeve të ndryshme që vijnë nga reshjet e mëdha. Ne përpjekjet e para i kemi bërë me një firmë që merrej me zhbllokimin, por nuk arritëm ta zhbllokonim. Kemi njoftuar institucionet përkatëse: Komitetin Kombëtar të Digave, jemi lidhur edhe me Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore. Kemi komunikuar edhe me ata, të cilët kanë marrë përsipër problemin deri në zgjidhjen e tij. Në Prefekturë janë në dijeni por kjo kërkon ndërhyrje të specializuar. Kemi bërë edhe kanalin vaditës, por problemi është te bllokimi i digës. Nuk posedojmë specialistë, burime të specializuara nuk kemi as këtu as në qark, kështu që kërkojmë ndihmë nga lartë. Me specialistët që kam biseduar unë, për të thënë të vërtetën, rrezik për përmbytje nuk ka deri më sot, por do të vijnë prurje të reja, pastaj çdo të ndodhë? Duhet të ndërhyjnë forcat speciale.

Po ashtu gazetari i BOOM iu drejtua edhe Prefekturës së Qarkut Gjirokastër. Sekretari i përgjithshëm i prefekturës u tha se është një problem që i tejkalon kompetencat si institucion, por është kërkuar ndihma për të ndërhyrë te institucionet më të larta qendrore.

Arjan Korkuti: Sekretari i Përgjithshëm, Prefektura e Qarkut Gjirokastër: Pas reformës administrative territoriale edhe në qarkun e Gjirokastrës , të gjitha rezervuarët kanë kaluar në pronësi të bashkive. Përsa i përket rezervuarit të Vinokashit, është një problem i mbartur . Prefektura e Qarkut ka marrë ankesën e banorëve, i është drejtuar edhe Bashkisë Këlcyrë edhe institucioneve të tjera qendrore. Gjithashtu, edhe bashkia i është drejtuar institucioneve qendrore , të cilat kanë fuqinë e ligjit për të rregulluar këtë defekt . Duke qenë se shkresa i është drejtuar një sërë institucionesh, Prefektura e Qarkut, duke qenë një institucion jo operativ nuk ka as forcat , as mjetet e as buxhetin. Por, Prefektura ka bërë ndërhyrjen pranë këtyre institucioneve për të bërë të mundur sistemimin e situatës te ky rezervuar. Është një problem që i tejkalon kompetencat e prefektit të qarkut. Është një problematikë që kërkon zgjidhje . Kërkohet ndërhyrje e specializuar, për të ndërhyrë te defekti duhet ndërhyrje e specializuar.

Emisioni Boom i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë , më datë 13 maj 2019 , por kanë kaluar 13 ditë nga 10 ditë punë që është afati zyrtar që institucioni është i detyruar të dërgojë informacionin dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Nuk dihet ende se cili do të jetë fati I këtij rezervuari dhe i banorëve .


Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al