Banorët e fshatit Kodrishtë të Bashkisë Këlcyrë vuajnë problemin e ujit të pijshëm. Rreth 45 familje të këtij fshati nuk po gjejnë zgjidhje te ndërmarrja e ujësjellësit dhe te Bashkia Këlcyrë. Më në fund ata iu drejtuan emisionit ‘Fiks Fare’. Banorët thonë se kolektori nuk punon prej disa kohësh, prandaj ata detyrohen të mbushin ujë me mushka në zona të largëta.
Sipas tyre Bashkia Këlcyrë është në dijeni të problemit, por nuk po u jep zgjidhje, veçse arkëton faturat e ujit. Përgjegjësi i ndërmarrjes së ujësjellësit tha për ‘Fiks Fare’ se do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit dhe se banorët do të furnizohen me ujë në fund të muajit shtator.
Ai shtoi se i kanë kërkuar ndihmë Prefekturës Gjirokastër për rreth 4 mijë metra tubacion. Por ky nuk është fshati i vetëm në Bashkinë Këlcyrë që ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Janë mbi 20 fshatra të tjerë që nuk furnizohen si duhet. Nëse banorët e Kodrishtës nuk do të kishin denoncuar problemin në ‘Fiks Fare’, ankesat e tyre në Bashkinë Këlcyrë, do të vazhdonin të binin në vesh të shurdhët. Shihni videon më poshtë.
© ArgjiroLajm.net








