• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kemi shanset tona, Botërori i mundur”, Jasir Asani: Polonia ekip i fortë, por Shqipëria ka shpirt skuadre

13/03/2026
“Kemi shanset tona, Botërori i mundur”, Jasir Asani: Polonia ekip i fortë, por Shqipëria ka shpirt skuadre

Shqipëria do përballet me Poloninë, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Në një intervistë për FSHF, sulmuesi i kombëtares Jasir Asani ka folur për këtë takim dhe natyrisht për objektivin Botëror.

Jeni rikthyer në shtëpi. Si po ndiheni këto ditë? A keni planifikuar stërvitje dhe keni folur me stafin e Kombëtares?

Të them të drejtën mirë. Kam biseduar me stafin dhe jam stërvitur në Maqedoni. Do kthehem në Shqipëri dhe do nis stërvitje me Partizanin.

Pak ditë jemi larg nga ndeshja me Poloninë. Si ndiheni tani dhe si është atmosfera para kësaj ndeshje?

Është atmosferë pozitive sepse mezi po e presim këtë ndeshje. E dimë që stadiumi do të jetë plot dhe anë e mbanë botës, shqiptarë do ta ndjekin nga TV apo stadiumi ndeshjen më të rëndësishme që e kemi pritur. Kemi shanse për t’ia dalë.

Ke shënuar një nga golat më spektakolarë kundër Polonisë. Si e kujton atë moment dhe çfarë emocionesh të sjell kur e kujton?

Normalisht emocion ka çdo ndeshje. kur shënon ndaj një ekipi si Polonia, nuk e harron asnjëherë. Kur e kam shënuar atë gol ka qenë momenti për Europian dhe kanë qenë emocionet më të mëdha që kam përjetuar për Kombëtaren shqiptare. Tani është një ndeshje tjetër dhe do të bëj maksimumin dhe shpresoj që të shënoj edhe një tjetër gol ashtu si në Europian.

Polonia ka lojtarë që luajnë në kampionate të forta europiane. Si e vlerëson Poloninë si kundërshtar?

Normalisht, Polonia ka lojtarë shumë të mirë por s’duhet të harrojmë që edhe ne kemi lojtarë që luajnë në kampionate shumë të mira. Shpresoj të mos kemi dëmtime dhe të jemi 100%. Shkojmë për të fituar dhe me ndihmën e të gjithëve mund t’ia dalim. Nuk është asgjë e vështirë. Në shtëpi e kemi mundur Poloninë. Duhet të shkojmë atje me fokus 100% në ndeshje dhe të shohim si shkon.

Luhet në Varshavë me tifozë polakë. Si mendon se përjetohet atmosfera?

Është ndeshje e vështirë. Por kemi luajtur atje ku kemi humbur dhe kemi pasur shanset tona për ta fituar. Futbolli kështu e ka, humbëm me një rast të Polonisë. Do të bëjmë ndeshje shumë të mirë dhe të gëzojmë tifozët tonë që do të jenë atje shumë mirë.

Finalja ndaj Ukrainë-Suedi. Ke ndonjë preference ose si i vlerëson?

Çdo kombëtare është e fortë si Ukraina ashtu edhe Suedia. Duhet të hyjmë fillimisht 100% te Polonia. E para është shumë më e vështirë sepse nëse e kalon këtë, ke të dytën që mund ta analizosh de përgjigjesh. Nuk kam preferencë sepse të dyja kanë lojtarë shumë të mirë. Cilado të jetë, rëndësi ka të kalojmë të parën. Shpresoj që ëndrrën ta bëjmë realitet.

Sa beson se mund të arrijmë Botërorin?

Kemi luajtur kundër Suedisë dhe Polonisë dhe kemi shumë besim që të hyjmë të japim 100% dhe të kalojmë në raundin tjetër.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova, Muslija i motivuar para Sllovakisë: Jemi vend i vogël me zemër të madhe
Sport

Kosova, Muslija i motivuar para Sllovakisë: Jemi vend i vogël me zemër të madhe

13/03/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne
Sport

“E dimë situatën ku ndodhemi”, Shehi: Ndaj Bylis të fokusuar te fitorja

13/03/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne
Sport

“E dimë situatën ku ndodhemi”, Shehi: Ndaj Bylis të fokusuar te fitorja

13/03/2026
Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi
Sport

Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi

13/03/2026
Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi
Sport

Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi

13/03/2026
Nga Musiala te Davies e Urbig, Kompany zbulon gjendjen e lojtarëve të dëmtuar
Sport

Nga Musiala te Davies e Urbig, Kompany zbulon gjendjen e lojtarëve të dëmtuar

13/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kemi shanset tona, Botërori i mundur”, Jasir Asani: Polonia ekip i fortë, por Shqipëria ka shpirt skuadre

“Kemi shanset tona, Botërori i mundur”, Jasir Asani: Polonia ekip i fortë, por Shqipëria ka shpirt skuadre

13/03/2026
Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al