Edicioni i këtij viti i ndarjes së çmimeve të “MTV European Music Awards” i cili do të mbahet në Londër në 12 nëntor u shoqërua me lajmin e bujshëm se në pozicionin e prezantueses së këtij eventi do të shohim Rita Oren.
Ajo vetë na bëri të ditur se krahas nominimeve (Best Look) do të ishte për herë të parë edhe në eksperiencën e prezantueses. Pas Ritës, të nominuar janë Dua Lipa dhe Ermal Meta.Të dy kanë ndarë lajmin në profilet e tyre përkatëse në Instagram. Dua Lipa ka lajmëuar se është e nominuar në kategoritë Best Look dhe Best New, duke i kërkuar fansave që ta votojnë online. Ermal Meta është nominuar për Best Italian Act dhe ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e tij.