• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, gjykata jep vendimin për pronarin

29/08/2025
Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ne nje hotel ne Borsh,kur Shkëmbi, pas një konflikti banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën.

Seanca gjyqësore u mbajt ditën e djeshme nën drejtimin e gjyqtarit Ertil Meçaj. Prokurori i çështjes paraqiti provat dhe kërkoi që ndaj Shkëmbit të caktohej masa arrest në burg gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i çështjes. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur që i pandehuri të mbahet në qeli deri në përfundimin e hetimeve.

Pas shpalljes së vendimit, Emanuel Shkëmbi u transferua menjëherë në drejtim të Burgut të Fierit, ku do të vuajë masën e sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë të ditur se armën e përdorur në ngjarje e ka pasur pa leje dhe pritet që ndaj tij të rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë ku falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimi i situatës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për arsye banale. Hetimet mbi këtë rast pritet të zbardhin motivet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit dhe rrethanat e sakta të kanosjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një hotel në Borsh, një nga zonat më të pëlqyera nga turistët. Pronari i Hotel Riviera, Emanuel Shkëmbi është konfliktuar me dy punonjëset, A.O, 21-vjeçe dhe R.O, 53-vjeçe, nënë e bijë, dhe më pas i ka kanosur me pistoletë.

Sipas policisë, nën hetim është vënë edhe babai i tij 56-vjeçar, Alfred Shkëmbi, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjësve, A.K, si edhe një 76-vjeçar me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al