Kreu i PD Gjirokastër, Dasho Aliko, ka bërë një deklaratë përmes së cilës i kërkon kandidatit socialist Flamur Golemi të tërhiqet nga gara dhe t’i rikthehet profesionit. Aliko thotë se PD nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve. Më poshtë deklarata e plotë e tij.
Të dashur dhe të nderuar bashkëqytetarë! Doja të ndaja me ju një mendim për situaten e këtyre ditëve në Gjirokastër.
Del kandidati i emëruar për kryetar Bashkie në Gjirokastër dhe takon njerëzit duke i detyruar të dalin në takime. Po për cfarë u flet vallë? Për mos ngritjen e pensioneve në këto 6 vite qeverisje?
Po mësuesve për cfarë u flet që për 6 vite ju coi rrogën vetëm 2000 lek?
Po ndihmës mjekëve përse ju flet që i ka lenë me gojë hapur nëpër pavione pa më të voglin furnizim me medikamente e paisje të tjera.
Perse ju flet biznesmenëve, për mbylljen e qepenave ?
Perse ju flet qytetarëve? Per heqjen e fashës së energjisë elektrike e rritjen e cmimit? Perse ju flet banorëve të Gjirokastrës qe i nxori nga ndihma ekonomike?
Perse ju flet banorëve qe ju hoqi arkivin, apo qe po ju heq të gjitha drejtoritë rajonale? Perse? Që cdo vit Gjirokkastrën po e plakin dhe e braktisin cdo ditë e më shumë?!
Sinqerisht po qe se ky (Flamur Golemi) ka pak dinjitet, do ishte më mirë t’i kthehej profesionit të nderuar si mjek e të braktiste kandidimin pa garë. Ne nuk do lejojmë të zhvillohen votime. Ne nuk do lejojmë te instalohet monizmi.
Ne duam zgjedhje. Prandaj ftoj gjithë qytetarët e Qarkut Gjirokastër, të braktisin takimet e të mos bëhen pjesë e rikthimit të komunizmit në Shqipëri.
Dhe në fund dua të theksoj se drejtorët e Rilindjes kanë filluar presionet mbi të punësuarit dhe familjarët e tyre. Po ju jap një këshillë. Mos filloni të hiqni vetë për hatër të asaj që kanë gatuar në institucionet që ata drejtojnë. Cdo gjë është e vërtetuar tashmë !









