Komentatori i RTSH-së, Kostandin Grillo, deklaroi në emisionin sportiv në “Ora News”, se në këtë Kampionat Botëror do të bëjë tifo për Serbinë. Grillo shtoi gjithashtu se që në fëmijëri ka qenë tifoz i skuadrës serbe të Cervena Zvedzës. Të shumta kanë qenë kritikat për deklaratën e komentatorit Grillo, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe shoqata e tifozëve Kuq e Zi. TKZ i dërgon një kërkesë Radio Televizionit Shqiptar, ku kërkon t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo.