Arkeologu Neritan Ceka ka reaguar kundër nisjes së kërkimeve për naftë në Zagori nga komapnia amerikane SHELL. Gjatë mbledhjes së Akademisë së Shkencave, Ceka e quajti agresion ndaj monumenteve një veprim të tillë.
“Forumi ka kohë që flet, pasi në këtë qeverisje keni heshtur. Ne po humbim monumente. Një agresion kudo dhe një mungesë kompetence totale e pjesës së pushtet për të mbajtur monumentet. Tani më thoni se kush merret me monumentet e kulturës. Forumi a mund të ketë një zë për komplekset e tilla?”-tha ai.
Arkeologu theksoi se Zagoria si dhe shumë pasuri të tjera duhet të ruhen e mbrohen dhe jo të shkatërrohen.
“Në rastin që po flasim është në rrezik jo vetëm Zagoria, por e gjithë zona e Gjirokastrës. Kishat më të bukura dhe afresket më të mrekullueshme, i ke në këtë zonë. Kemi prishur më shumë kisha se sa në komunizëm. Po humbim monumentet e kulturës. Ajo politikë që është përcaktuar, në këtë vend, dielli, uji, e bukuritë natyrore, kontributi i asaj zone në krijimin e Shqipërisë është i madh. Ata banorë kanë të drejtë, por nuk duhet të flasin barinjtë për monumentet. Ky forum duhet të zgjerohet për alarmin që kemi. Le të mblidhet çdo muaj. Lëmë një datë dhe një orë për të shqyrtuar këto probleme. Për Zagorinë duhej të ishte kërkuar një raport arkeologjik”-u shpreh Neritan Ceka









