Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Shpallja në kërkim e tij ishte bërë pasi dyshohet se më datë 20.12.2022, është konfliktuar fizikisht, me shtetasin E. M., për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









